DETAJE TË REJA/ Si ndodhi tragjedia në Himarë, Arjan Tase iu afrua bregut të detit me skaf për të marrë familjen e tij

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Himarë, ku Arjan Tase goditi për vdekje me skaf një vajzë 7 vjeçare e cila fatkeqësisht nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Mësohet se në momentin që ka ndodhur ngjarja, drejtuesi i gomones, efektiv i policisë (ish shef i komisariatit të Himarës) ishte afruar në breg për të marrë familjen e tij dhe për të vijuar rrugën.

Ndërkohë nga ana e autorit nuk ka pasur një tentativë për t’u larguar në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“Mjeti ujor i është afruar shumë pjesës së bregut. Në të është ngjitur bashkëshortja e Tases dhe ai ka lëvizur sërish në drejtim të detit, por helikat e fuqishme të gomones i kanë marrë jetën vogëlushes 7 vjeçare. Fëmija kishte lindur në Angli”, tha gazetari për “Ballkan Ëeb”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në në plazhin e Potamit në Himarë.

Arjan Tase, aktualisht mban detyrën me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Tase ka qenë i pezulluar më herët pasi akuzohej për lejimin e kultivimit të kanabisit, por është rikthyer sërish në krye të komisariatit të Himarës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT