DETAJET/ Si ndodhi atentati me dy të vrarë në Vlorë, 3 autorët i ndoqën viktimat dhe plot 60 plumba…

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë pas një atentati me armë zjarri.
Mësohet se autorët i kanë ndjekur viktimat, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov, duke zbrazur 60 plumba. Dyshohet se autorët kanë qenë tre persona, teksa njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy të tjerët qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin viktimat.
Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, makina e viktimave doli nga rruga dhe përfundoi një kanal pranë mbikalimit të Panajasë.
Ndërkohë, u raportua se një makinë e djegur është gjetur në fshatin Frakull në Fier, brenda të cilës janë gjetur dhe 3 armë kallashnikov të përdorura në atentat.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.
Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.