“Do bëhem aktor i madh atje, do e gjej një rrugë në Nju Jork”/ Ëndrrat që i la në mes, çfarë thoshte më parë Florind Belliu

Florind Belliu është aktori shqiptar 35-vjeçar që i dha papritur fund jetës në Nju Jork duke hedhur bashkëshorten dhe më pas vetë nga kati i 6 i pallatit ku banonin.

Trupat e burrit, 35 vjeç dhe gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave. rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, tha policia.

Florind Belliu ka qenë më parë aktor në Shqipëri, ndërkohë që përmes kërkimeve në internet rezulton se në Nju Jork ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.

Megjithatë dy vite më parë në një intervistë televizive ai shprehej se në Nju Jork kishte shkuar me një ëndërr, të bëhej aktor i madh.

“Nju Jorku është shumë i madh, fillimi është shumë i vështirë për shkak se kur erdha erdha edhe me një ëndërr. Do me thënë kur u nis avioni me mua, përpara atij avioni, u nis një avion tjetër me ëndrrën time. Dhe gjëja e fundit që kisha menduar ishte do shkoj do bëhem aktor i madh do ta provoj sesbën, këtë e kisha menduar sinqerisht edhe me gjithë shpirt dhe thoja do ta gjej unë atje një rrugë sesbën, do e prek ëndrrën time dhe i pashë këta aktorët e mëdhenj aty nëpër Manhattan,” thoshte Florindi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT