Dokumente për armë bërthamore? Arsyeja pse agjentët e FBI-së zbarkuan në banesën e Trump në Florida

Zbardhen të tjera detaje të reja për bastisjen e shtëpisë së ish presidentit Donald Trump. FBI u përpoq të zbulonte dokumente të klasifikuara të lidhura me armë bërthamore, mes objekteve të tjera, ku kontrolloi shtëpinë e ish-presidentit Trump në Florida, shkruan The Washington Post.
Dokumentet në lidhje me armët bërthamore janë tepër sensitive dhe zakonisht shumë të kufizuara për një numër të vogël zyrtarësh qeveritarë.
Ndërkohë, kryeprokurori Merrick Garland deklaroi se kishte “aprovuar personalisht” bastisjen e kompleksit “Mar a Lago”, të ish-kreut të shtetit.
“Së pari, personalisht aprovova vendimin për një mandat kontrolli. Së dyti, departamenti nuk i merr vendime të tilla lehtë. Aty ku është e mundur është praktikë standarde të kërkohen mjete më pak ndërhyrëse për të bërë kontrolle dhe për të shtrirë në mënyrë të ngushtë çdo kërkim që merret”, u shpreh ai.
Sidoqoftë, Departamenti i Drejtësisë nuk e ka publikuar deri tani mtovin e kontrollit, por mandati i publikuar mund ta bëjë një gjë të tillë.
Vetë Trump ka kohë këtë të premte për të kundërshtuar publikimin e tij, ose t’i publikojë detajet personalisht.
Kontrolli i së hënës i ushtruar nga FBI mendohet se është bërë në kuadër të një hetimi për të zbardhur nëse ish-presidenti ka marrë dokumente të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë.