“Dritan Toptani”, analisti malazez thumbon Abazoviçin me mbiemrin e Esatit, pas marrëveshjes me Kishën Serbe

Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviç, ka nënshkruar Marrëveshjen Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila kundërshtohet nga opinioni publik, presidenti i vendit dhe shumica e politikanëve të vendit.
Një kritikë kuptimplotë Abazoviç e ka marrë nga analisti malazez Ljubomir Filipoviç, i cili ka përdorur një figurë të njohur simbol të tradhtisë në historinë shqiptare.
“Dritan Toptani”, ka shkruar Filipoviç, duke iu referuar Esat Pashë Toptanit.
Marrëveshja e nënshkruar pa paralajmërim dhe pa praninë e gazetarëve ka shkaktuar shumë reagime në Mal të Zi, ndërsa janë paralajmëruar protesta.
Gjukanoviç, duke folur për tekstin e Marrëveshjes Themelore, tha se ajo përmban pjesë që “falsifikojnë historinë e Malit të Zi” dhe se Kushtetuta dhe ligjet e Malit të Zi janë shkelur në disa pika të tekstit.