Dy ditë më parë e quajti “objekt strategjik”, Peleshi ndërron mendje: Aty veç llaç e tulla ka, është turistike

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se në uzinën e Gramshit ka veç llaç e tulla.
Në një deklaratë për shtyp, Peleshi u shpreh se objektet e ushtrisë tashmë kanë vetëm interes turistik.
“Kemi qindra prona në gjithë Shqipërinë, pa aktivitet megjithatë ka gjëra që kanë vlera material e duhen ruajtur. Kemi çdo javë informacione për turistë që tentojnë të fotografojnë dhe t’u afrohen objekteve të vjetra.
Në këtë rast kemi dhunë ndaj personelisht, minimalisht. Maksimalisht nuk më lëjohet të aludojë, as ju nuk ju lejohet. Para pak kohësh ne kishim një sulm kibernetikTë gjitha ngjarjet ne i shohim në mënyrë të lidhur.
Nuk na rezulton që këta shtetas të kenë marrë leje. Por le të presim zbardhjen e ngjarjes dhe hetimin e plotë”, tha Peleshi.
Ndërkohë, deklarata e tij bie në kundërshtim me atë të dy ditëve të parë ku uzinën e Gramshit e quajti “objekt strategjik”.
“Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji.
Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë!”, thoshte dy ditë më parë Niko Peleshi. /TemA