E FUNDIT/ Pezullohet nga detyra me urdhër të Gledis Nanos, efektivja e Elbasanit Anisa Kostani

Pezullohet nga detyra efektivja Anisa Kostani.
Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme për mediat, teksa pezullimi i efektives së Elbasanit ka ardhur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Kujtojmë se ditën e djeshme Kostani nëpërmjet një statusi në rrjetet e saj sociale ka bërë një status me gjuhë të ashpër për gazetarët, teksa ndër të tjera i ka kërcënuar dhe fyer ata.