E RËNDË/ Mbytet një 30-vjeçar në plazhin e Spillesë, ja ç’njofton policia

Një i ri 30-vjeçar është mbytur ditën e sotme në plazhin e Spillesë.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se i riu me iniciale D.Xh. ka qenë duke notur, kur është mbytur në ujë, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet nga detajet paraprake se trupi i të riut është identifikuar nga rojet bregdetare dhe po këta të fundit e kanë nxjerr në breg.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2022, shtetasi D. Xh., 30 vjeç, duke notuar në plazhin e Spille, dyshohet se është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT