Ekipi i OKB niset për në centralin bërthamor të Zaporizhias, mes tyre edhe anëtarë nga Shqipëria

Një mision i agjencisë së OKB-së për siguri bërthamore është nisur për në centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë.

Ekipi përbëhet nga drejtori i IAEA Rafael Mariano Grossi, nga Argjentina, dhe 13 ekspertë të tjerë nga vende të tjera, por nuk përfshin anëtarë të SHBA-së ose të Mbretërisë së Bashkuar. Ndër vendet që do të marrin pjesë janë edhe Italia, Shqipëria, Franca, Jordania, Meksika dhe Maqedonia e Veriut.

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se ekipi pritej të mbërrijë në termocentral gjatë kësaj jave, shkruan BBC.

“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, ​​shkroi ai në Twitter.

Centrali bërthamor është pushtuar nga trupat ruse që nga muaji mars.

Luftimet rreth objektit në juglindje të Ukrainës kanë çuar në rritjen e shqetësimit global mbi sigurinë.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e zonës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT