EMRAT/ Ja kush janë viktimat e atentatit të rëndë në Vlorë, një krim për hakmarrje…

Shpati Lena dhe Halim Xhezo janë dy viktimat e atentatit të rëndë me armë zjarri, të ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Dy viktimat humbën jetën pasi 3 persona qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt tyre, ndërsa ishin në lëvizje pranë mbikalimit të Panajasë.
Autorët zbrazën plot 60 plumba, duke u marrë jetën viktimave, të cilët ishin në lëvizje dhe makina e tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Dyshohet se atentati i sotëm ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës, Halimit, shtetasi Eduart Xhezo dhe Shpati Lena dy vjet më parë kanë vrarë shtetasin Arben Beqiri.