Flet babai i kampiones shqiptare: Jam shumë krenar për të, për politikën më mirë të mos flas…

Elina Xhengo është sportistja me origjinë Korçare që fitoi medalje ari në shtizë për Greqinë. Së fundi ka dhënë një intervistë edhe babai i saj, Pandeli Xhengo.
Bashkë me gruan ai shkoi në Greqi në vitet ’90, aty ku lindi edhe 3 vajza, më e vogla prej tyre është pikërisht 19-vjeçarja Elina që fitoi medaljen e artë.“ Ai shprehet për Radio Thesaloniki.
“Kishim shumë vështirësi në fillim duke filluar që nga gjuha, puna, shtëpia e të gjitha me radhë. Pavarësisht kësaj ne u përpoqëm shumë dhe njerëzit këtu na kanë ndihmuar shumë”, tregon Pandeli Xhengo.
“Për politikën më mirë të mos flas. Asnjëherë nuk ishte në krahun tonë. Të paktën për gjendjen ku vajzat stërviten që nuk është e përshtatshme”, thotë emigranti shqiptar që në Greqi punon si ndërtues.
Ndërkohë vëmendje të madhe në mediat greke ka marrë deklarata e Elinës, e cila është shprehur se tani që u shpall kampione përvecse do të vijojë karrierën e saj sportive, do të ndihmojë nënën që të mos punojë më. 19-vjeçarja përshkruhet nga banorët vendas dhe nga media si një vajzë e thjeshtë dhe shumë e dashur.