FOTOT/ Rama zbulon hotelin dhe restorantin e preferuar: Krenaria jonë buzë Adriatikut

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar në rrjetet sociale hotelin dhe restorantin e tij të preferuar.
Ky vend mban emrin “Flower” dhe gjendet në Golem të Kavajës.
Shefi i qeverisë e cilëson si krenari të turizmit buzë Adriatikut.
“Pa asnjë presje, Flower Hotel & Resort në Golem të Kavajës është një krenari e turizmit të ri shqiptar, me arkitekturën, kujdesin për mjedisin, shërbimin dhe punën shembullore gjatë gjithë vitit buzë Adriatikut”, shkruan Rama. /TemA