Fshatrat në Shqipëri po boshatisen, njihuni me fshatin e thellë të Mirditës, vetëm me katër familje

Vetëm katër familje janë banorët e vetëm në fshatin Shebë të Mirditës.

Vetmia i ka bërë bashkë.

Dikur në këtë fshat jetonin 160 familje, sot kanë mbetur vetëm 4.

“Njëri jeton në fillim të fshatit, një në mes e një në fund”, thotë një banor i fshatit.

Paulini është rikthyer në fshat pas shumë vitesh në emigrim.

Mungesa e shërbimeve i ka detyruar njerëzit ta braktisin vendlindjen. Në fshat nuk ofrohet shërbim shëndetësor.

Edhe pse vitin e fundit është hapur një rrugë, ajo nuk është e akseuseshme nga mjetet e vogla.

Fshati Shebë ndodhet 25 km nga qyteti i Mirditës.

Të nijetin fat kanë edhe shumë fshatra në vendin tonë.

Mungesa e investimeve dhe vëmendjes së qeverive ndër vite ka nxitur emigrimin dhe shpopullimin e zonave rurale.

Njerëzit largohen duke synuar një jetë më të mirë dhe mundësi shkollimi për fëmijët./abcnews.al/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT