Gazetari publikon pamjet e jahteve luksoze në Sarandë: Çfarë “halli kanë”, kushtojnë miliona euro dhe vijnë për një mol betoni?!!

Gazetari Artan Hoxha publikon disa pamje nga Porti i Sarandës, ku shihen jahte të shtrenjtë dhe luksoz, të cilët me vështirësi ankorohen. Sipas tij, këto mjete lundruese dhjetëra milionë euro vijnë në vendin tonë vetëm për t’u furnizuar me naftë.

“Po çfare “halli” i detyron keto mjete luksoze prej dhjetera milione eurosh, qe te stermundohen per t’u ankoruar ne nje mol ku nuk ka asgje perveç nje platforme te thjeshte betoni, qe nga koha e komunizmit???!!!”, është pyetja retorike që ai shtron.

Në vendin tonë, të gjithë mjetet lundruese që vijnë për t’u furnizuar me karburant, e marrin atë më lirë se në çdo port tjetër, të paktën në Mesdhe po, sepse paguajnë jo më shumë se 65 lekë për litër. Ndërkohë, për qytetarët e thjeshtë dhe mjetet e tyre, çmimi i karburantit është 227 lekë/litri.

Shkruan Artan Hoxha – PAMJET:

Trafik i renduar superjahtesh ne Gjirin e Sarandes. Duket sikur jane ne gare kush te hy dhe kush te dale me pare nga moli i peshkarexhave te Sarandes..: Jane aq te medhenj sa detyrohen te futen mbrapsht ne molin e vogel te peshkimit, pasi nuk kane mundesi ku te rrotullohen.

Po çfare “halli” i detyron keto mjete luksoze prej dhjetera milione eurosh, qe te stermundohen per t’u ankoruar ne nje mol ku nuk ka asgje perveç nje platforme te thjeshte betoni, qe nga koha e komunizmit???!!!

Vijne nga thellesia e Egjeut apo portet greke te detit Jon, per t‘u furnizuar me karburantin qe e marrin pa taksa ne territorin shqiptar, me çmim gati trefish me te lire se karburanti qe blejne qytetaret shqiptar pas çmimeve stratosferike te vendosura nga bordi qeveritar i transparences…

Dhe keta miliarderet nuk u turperokan fare!!!!Vijne nga thellesia e Mesdheut për te mbushur serbatoret e superjahteve të tyre me karburant te lire, ne nje palo mol peshkimi, ne vendin me  qytetaret me te varfer te Europes, qe e blejne karburantin me shtrenjte se në çdo vend te kontinentit!!!!!!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT