“Gjykata i ra shkurt”/ Avokati i rusit që sulmoi ushtarët në Gramsh: Klienti im është ndjerë i rrezikuar

Avokati i të rusit Mikhail Zorin që sulmoi ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh,ka ngritur akuza ndaj Gjykatës së Elbasanit, pas vendimit për lënien në burg të klientit të tij.
Gjykata jep vendimin, ja masa e sigurisë për rusët dhe ukrainasin e kapur në uzinën e Gramshit
Ai tha se ka kërkuar që të njihet me provat e prokurorisë mbi të cilën bazohet vendimi, por kjo gjë u është refuzuar.
“Pretenduan se i kanë dhënë deklarimet, për momentin janë sekret hetimor, do t’i ngelë hetimit kjo situatë në të ardhmen. Nuk jam në dijeni nëse kanë bashkëpunuar me autoritete shqiptare, jam avokat i caktuar nga gjykata, ai sqarimet i ka dhënë, kam kërkuar që i mbrojturi prej meje ka debatuar me dy punonjësit që kanë qenë rojë, ka përdorur një spray sepse është ndjerë i kërcënuar për momentin, kjo ka qenë ngjarja.
Ne kërkuam të njiheshim me materialet por Prokuroria i bie shkurt dhe thotë se akuzën tonë e kemi të bazuar në prova. Klienti im nuk e pranon vendimin, kërkon masë më të butë. Askush deri tani nuk më ka kontaktuar as nga ambasada ruse as nga ajo ruse për të pyetur për klientin tim”, tha ai.