Goditi për vdekje fëmijën me skaf, drejtuesi i mjetit ish-shefi i komisariatit të Himarës

Të tjera detaje janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë në plazhin e Potamit, ku një fëmijë 5 vjeç ndërroi jetë pasi u godit nga një skaf.
Bëhet me dije se drejtuesi i skafit është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës.
Mësohet gjithashtu se ai ka deklaruar, që ka patur një defect teknik në mjet, ndërkohë që dëshmitarët janë shprehur se e kanë parë mjetin të kryente manovra të rrezikshme në ujë.