Grenell, mbrojtësi i Berishës për “nongratan” amerikane në krah të Serbisë: Albin Kurti fashist!

Pas situatës së agravuar nga serbët në Mitrovicë të Kosovës, Richard Grenell, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi ka shpërthyer mbrëmë natën vonë me fyerje dhe akuza kundër kryeministrit Albin Kurti.
“Edhe njëherë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një i majtë radikal dhe fashist me përvojë, njëanshëm ka vepruar për të ndalur targat serbe dhe letërnjoftimet në Kosovë. Mashtrim. Papërgjegjshmëri. Dhe, e panevojshme”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Kujtojmë se Grenell pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës e mori atë në mrojtje të hapur dhe në një intevistë deklaroi, se gjatë kohës së shkurtër që ka që ka qenë në krye të Agjencive të Inteligjencës në SHBA, nuk kishte hasur prova që të justifikonin akuzat për korrupsion (e të tjera) që ka bërë Departamenti i Shtetit me rastin e shpalljes së tij “Non Grata”.
Pikërisht këtë deklaratë Berisha e ka përdorur shpesh gjatë Foltoreve të tij si alibi se SHBA i ka rënë kot më qafë dhe është lobuar nga Rama dhe Soros kundër tij.
“Sekretari ynë i Shtetit ka shpallur “non grata” Sali Berishën. Ai ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të George Soros në Ballkan. Nuk ka prova që SHBA të merrte atë vendim ndaj Berishës.
Unë kam qenë ushtrues detyre i drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Unë u përqendrova në Ballkan. Unë kurrë nuk kam parë ndonjë provë të tillë. . . . Nëse sekretari Blinken ka informacione të reja që tregojnë për këtë, atëherë ai duhet të dalë dhe ta tregojë atë.
Sepse tani duket sikur ai po manipulon fuqinë e Departamentit të Shtetit për të ndihmuar George Soros dhe kundërshtarët e tij politikë”, ka thënë Grenell në një intervistë për Jordan Sekuloë, drejtori i ACLJ .
Kujtojmë gjithashtu se Grenell, njeri i besuar i ish-presidentit Trump, njëkohësisht njihet si mik i një prej përkrahëseve më të zjarrta të Berishës gjatë aksionit të tij me Foltoret, Evi Kokalarin e cila në ardhjet e shumta në Tiranë ka deklaruar shpesh, se menjëherë pas rikthimit të tyre në pushtet në SHBA, Berishës do ti hiqet “non grata”./Alfapress.al