Hakerat që sulmuan shtetin publikojnë video të disa shqiptarëve duke djegur fotografitë e liderave të muxhahedinëve

Hakerat që sulmuan qeverinë shqiptare pak javë më parë kanë publikuar video të qytetarëve shqiptarë duke djegur fotografitë e liderëve të muxhahedinëve.
Disa persona që flasin shqip shfaqen në videon e publikuar nga hakerat duke djegur fotografitë e krerëve të MEK, Massoud Rajavi dhe bashkëshortes së tij, Maryam Rajavi.
Teksa djegin foton nuk mungojnë sharjet dhe ofendimet për krerët e MEK.
“O njeri i keq, do digjeni kështu se e meritoni, o plehrat e m*utit” dëgjohet të thonë.
“Këta janë njerëz të kqinj, kriminela. Njerëz të padëshirueshëm këta lloj njerëzish. Turtërojnë popullin e vet” thuhet në një tjetër.
Nuk dihet se ku dhe në cilën kohë janë realizuar videot. Nuk dihet identiteti i personave dhe lidhja e tyre me hakerat apo grupin e iranianëve që u zbulua në Tiranë nga agjentët e anti-terrorit me dyshimet se do organizonin aktivitete terroriste kundër muxhahedineve që strehohen në kampin në Manëz të Durrësit.

