Haradinaj për Kurtin: Mashtruesi do marrëveshje për mos sulmim me Serbinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po kërkon të bëjë një marrëveshje për mos sulmim me Serbinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan:

“Ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi. Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marrëdhënieve të mira, e që është kthim prapa. Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar anëtarësimin në NATO”.

Kujtojmë që më 18 gusht do të zhvillohet në Bruksel takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT