Hoxhë Drilon Gashi: Mbulimi i femrës është traditë arabe, s’ka të bëjë me fenë myslimane (VIDEO)

Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, thotë se mbulimi i femrës është traditë arabe dhe nuk ka asgjë të bëjë me fenë myslimane.
Ai thotë se traditat arabe po shiten si fe.
“Traditat arabe na shiten si fe, nuk është fe që gratë në një vend, burrat në një vend, është traditë arabe, duke u frikësu që ne nuk i lëjmë bashkë me pësu apo punu bashkë vijmë deri te kundërvajtja seksuale”, ka deklaruar Gashi në ATV.
Ai ka thënë se nuk është e obliguar që burrat dhe gratë të ndahen, si dhe mund të falen së bashku.
“Tjetër është se në disa saudi prej xhelozisë së tepërt i ndajnë artificialisht me disa shamia të zeza, por realisht nuk është obligim me u nda”, ka thënë ai në ATV.
Gashi ka shtuar se përderisa në Qabe, që është baza dhe zemra e Islamit nuk është e obliguar ndarja, “nëse mund të bëjmë anologji edhe në xhamiat e tjera unë them se nuk është e obliguar të ndahen burrat dhe gratë, por ai ka shtuar se nuk mund ta mohojë se është e preferueshme”, tha Hoxha.
“Preferohet sepse në shumicën e rasteve nuk mohohet që në kohen e profetit Muhamed, së pari është falur Profeti Muhamed, pastaj burrat, pastaj gratë.“ /ATV