I shpëtoi jetën turistes spanjolle, ky është kamarieri HERO! Gruaja i puthi duart dhe e mirëpret në Spanjë

Leli Alushaj është kamarieri hero, i cili i shpëtoi jetën turistes spanjolle ditën e djeshme në një restorant në Tiranë. Ai ishte duke shërbyer si zakonisht, kur pa që një shtetase spanjolle, e cila kishte ardhur me pushime në Shqipëri, po mbytej me ushqimin.

Leli, la pjatat dhe i erdhi në ndihmë turistes menjëherë. Ndërhyrja e tij ishte e shpejtë dhe turistja spanjolle u ndje mirë pas pak sekondash.

Në një moment ajo shihet teksa i puth duart dhe kamarieri e përqafon.

Për JOQ, kamarieri Leli Alushaj tregon se ajo e ka falënderuar dhe madje e mirëpret në Spanjë.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT