Ironia e Fugës: Rruga Tiranë-Ndroq, sikur ta ketë bombarduar Putini! Ju, s’çani kokë se bridhni me makinat e shtetit, 2 mln euro një rrotë

Akademiku Artan Fuga, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar gjendjen e një aksi rrugor nga Tirana në Durrës.

Fuga shkruan se rruga Tiranë – Ndroq – Durrës dhe kthim, duket sikur ta ketë bombarduar Putini.

“Na i thyet kërbishtjet e këtyre qerreve tona prej katunarësh nga Vaqari!!!

Ju, s’çani kokë se bridhni me makinat e shtetit! 2 miljon euro një rrotë!”, shkruan Fuga.

Nga Artan Fuga

Boooo, rruga Tiranë – Ndroq – Durrës dhe kthim, çfarë tmerri, sikur ta ketë bombarduar Putini!

Rrugë turistike! Bleje një shalqi në Fushë – Pezë, haje në Romanat, kur del te Plepat e ke të tretur!

Na i thyet kërbishtjet e këtyre qerreve tona prej katunarësh nga Vaqari!!!

Ju, s’çani kokë se bridhni me makinat e shtetit! 2 miljon euro një rrotë!

Por, e ka një të mirë, zhvillohet industria e riparimit të veturave dhe rriten hapësirat e varrezave të veturave!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT