“Jemi gati”/ Tensionet në veri, NATO paralajmëron Serbinë: Nëse preket Kosova…

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zbuluar detaje nga biseda e tij me presidenti ne Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës dy ditë më parë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Stoltenberg ka deklaruar se i është bërë e qartë Vuçiç-it se nëse cenohet stabiliteti i Kosovës, forcat Euroatlantike janë të gatshme të ndërhyjnë.
Po ashtu, ai thekson se të gjitha palët duhet të angazhohen për shtyrjen përpara të dialogut dhe zgjidhjen e ngërçit të shkaktuar.
Spoke to #Serbia’s President @avucic about tensions in northern #Kosovo. All sides must engage constructively in the EU-mediated dialogue, and solve differences through diplomacy. @NATO_KFOR stands ready to intervene if stability is jeopardised, based on its @UN mandate.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) August 3, 2022