“Ke nostalgji për kohën kur ishe spiun”/ ‘Përplasje’ në distancë mes Veliajt dhe Metës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur një postimi të Ilir Metës në Facebook ku ky i fundit kishte publikuar një foto të Tiranës më 1981 dhe në vitin 2021.

Veliaj thotë se ish presidenti është thjesht nostalgjik në kohën kur Tirana ishte qyteti i fuksave të sigurimit. Megjithatë, Meta nuk e ka kursyer në konferencën e tij që zhvilloi me gazetarët ku indirekt e përmendi duke e cilësuar si ‘qen i pa vaksinuar’ i Tiranës.

Veliaj iu përgjigj në rrjetin e tij social Tëitter Metës i cili përbri fotos shkroi se Tirana duhet të zgjohet pë t’u çliruar dhe të marrë frymë lirisht.

Veliaj gjithashtu shtoi se në foton e publikuar nuk ishte asnjë ndërtesë e vitit 2021.

‘Të kesh nostalgji për Tiranën kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit, është e drejta jote. Por siç të mirëpriti ty, ka mirëpritur dhe 1milionë të tjerë!

PS. Foto e Tiranes 1999 kur ishe KM me Sharrën tym e flake e gëlqeret e Krujës si vello. S’ke asnjë ndërtese 2021 në foto!’- shkroi Veliaj.

Ndërkohë që Veliaj publikoi mesazhin e tij në rrjete sociale, Meta, teksa foli për nismn e re të mazhrancës për hetimin e poersonave të përfshirë si spiun politikë,  referuar kryebashkiakut tha se së shpejti do ekzistojë sërish Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve që të fillojë punë zëdhënës atje.

‘Se ca nxjerr ndonjë nga këto qentë e Tiranës që janë të pavaksinuar, të jetë gati nëse do ekzistojë sërish Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve që të fillojë punë zëdhënës atje se Tirana mezi po pret ta hedhë te Lana tiraninë.’- tha Meta në konferencë për mediat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT