“Këtij njeriu nuk mund t’i besohet”, Opozita malazeze dorëzon mocion votëbesimi për Abazoviç
mocion votëbesimi në Kuvend

Opozita malazeze ka dorëzuar ditën sotme në Parlament, mocion për rrëzimin e qeverisë se Dritan Abazoviç, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kishën Ortodokse serbe.
Kryetari i klubit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijel Zhivkoviç, njoftoi dorëzimin e mocionit, ndërsa tha se kryeministri është sjellë si një person i pabesë.
Veprimet e sotme të Qeverisë dhe Abazoviçit nuk mund të kenë mbështetjen tonë, prandaj ne e kemi shpallur qëndrimin tonë për nënshkrimin e një kontrate të tillë me Kishën Ortodokse Serbe”, ka thënë Zhivkoviç.
Ai shtoi se iniciativa për rrëzimin e Qeverisë është nënshkruar nga SDP, Mehmed Zenka, Partia Liberale dhe Socialdemokratët.
Duke folur për arsyet e votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë, Zhivkoviç tha se gjendja e ekonomisë malazeze dhe gjendja epidemiologjike në vend janë përkeqësuar edhe më shumë, dhe procesi i mëtejshëm i integrimit në BE është vënë në pikëpyetje.
“Kryeministri, duke injoruar pikëpamjet e institucioneve më të rëndësishme shkencore, përfshirë CANU-në si dhe ekspertët dhe organizatat e shoqërisë civile, duke injoruar me vetëdije pasojat e mundshme të veprimeve të tilla në situatën e përgjithshme në Mal të Zi, vendosi çështjen e marrëdhënieve me Kishën ortodokse serbe në plan të parë”, tha Zhivkoviç.