Kontrolli i FBI në rezidencën e ish Presidentit/ Reagon Nensi Pelosi: Askush s’është mbi ligjin, as Donald Trump

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka reaguar mbi kontrollin e FBI-së në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump në Florida.

Pelosi është shprehur se ajo nuk ka shumë informacion mbi bastisjen e paparalajmëruar  ndaj rezidencës së Donald Trump.

“Unë e mësova si të tjerët, atë që kishte ndodhur. Jam e sigurt se do të bëhet e ditur se çfarë kërkonin agjentët e FBI-së dhe a kishin të bënin me dokumentet presidenciale.

Sidoqoftë, ne besojmë në sundimin e ligjit. Asnjë person nuk është mbi ligjin. As presidenti i Shteteve të Bashkuara. As një ish-president i Shteteve të Bashkuara”, është shprehur Pelosi.

FBI ka refuzuar të komentojë mbi bastisjen e rezidencës së Donald Trump./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT