“Krim i poshtër”/ Vajza e mikut të tij u vra në atentat, reagon për herë të parë Putin!

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë pas vrasjes Darya Dugina, vajzës së këshilltarit të tij Aleksandr Dugin duke e quajtur një krim mizor dhe të poshtër.
“Një krim i poshtër dhe mizor” që theu jetën e një personi të shkëlqyer dhe të talentuar, një zemër të vërtetë ruse, të sjellshëm, të dashur, të kuptueshëm dhe të hapur. Ajo i tregoi atdheut të saj me fakte se çfarë do të thotë të jesh patriot i Rusisë”, kështu ka shkruar presidenti Vladimir Putin, i cituar nga kanali në Telegram i Kremlinit në një mesazh ngushëllimi për vrasjen e Duignas.
Darya Dugina, vajza e filozofit dhe këshilltarit të ngushtë të Putinit, Aleksandr Dugin, u vra në një atentat me bombë.
Sipas hetuesve rusë, brenda mjetit ” Toyota Land Cruiser”, të cilin ajo do ta përdorte ka pasur një bombë, e cila ishte vendosur nën sedijen e shoferit.
Makina “Toyota Land Cruiser” ishte e të atit të saj, ku si duket atentati ka pasur atë në shënjestër dhe jo vajzën e tij. Aleksandr Dugin do të futej në makinë por në momentin e fundit hipi në një automjet tjetër. Siç raportoi gazeta ruse 112, 35-vjeçarja Darya Dugin dhe babai i saj 60-vjeçar do të ktheheshin në Moskë me të njëjtën makinë.
Shpërthimi ndodhi të shtunën në mbrëmje në fshatin Bolshiye Vyazyomy, pranë Moskës.