Kundërshtoi luftën me Ukrainën/ Sëmuret papritur ish-ndihmësi i Putinit: Është paralizuar…

Anatoli Chbais, një figurë me ndikim të lartë në rusi, që dikur ka shërbyer si ndihmë i liderit rus Vladimir Putin është sëmurur papritur, teksa po qëndronte në Itali.
Ish-shefi i administratës presidenciale të Rusisë dhe një anëtar me ndikim i administratës së Boris Yeltsin në fillim të viteve 1990, raportohet se po vuan nga sindroma Guillain-Barre, një çrregullim i sistemit nervor që dobëson të muskujt tek personi i prekur. Familjarë të 67-vjeçarit kanë treguar se ai është paralizuar në duart dhe këmbët e tij, ndërsa ndodhet nën kujdesin intensiv në një spital në Evropë, ku vendodhja e saktë nuk u përcaktua. Ai nuk mund të ecë, por ende mund të flasë, tha një burim.
Chbais u largua nga Rusia në mars pasi Putin nisi luftën me Ukrainën, ndërsa ai deklaronte në atë kohë se ishte kundër lëvizjes së liderit rus.