LAJMI I FUNDIT/ Gjykata jep vendimin, ja masa e sigurisë për rusët dhe ukrainasin e kapur në uzinën e Gramshit

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy rusët dhe shtetasin ukrainas, të cilët u arrestuan pasi sulmuan ushtarakët në uzinën e Armëve në Gramsh.
Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për lënien në burg të Mikhail Zorin, lindur në Moskë e banues në Çeki, aktualisht student për kime në Pragë, Fedit Alpatov lindur dhe banues në Kiev dhe Svetlana Timofeeva me dy adresa banimi, njëra në Moskë dhe tjetra në Tbilisi.