Ligji kundër personave Non-Grata / Berisha kërcënon socialistët: Provojeni! Populli do çohet për mua me vrull dhe hov më të madh

Ish kryeministri Sali Berisha u pyet sot në një konferencë për mediat lidhur me nismën e socialistëve për projektligjin që parashikon lënien jashtë Kuvendit të personave të shpallur non grata, si në rastin e tij.

Berisha tha se nuk e shqetëson përmbajtja e këtij projektligji.

“Në një tekst që kam parë unë nuk ekzistoj por i ftoj ta bëjnë.

Ka standarte evropiane të qarta, ka rezoluta për për të gjitha këto, nëse do bëjnë një ligj anti Berishë, të provojnë, i siguroj se vrulli dhe hovi vetëm do të rritet.

Në draftin e tyre që më kanë sjellë bashkëpunëtorët e mi ata kanë lustracionin”, tha ish kryeministri.

Berisha: PS ligj anti-Meta në Kuvend i cili bazohet në shpifje që është hedhur poshtë.

“PD gjatë periudhave të saj në pushtet ka miratuar dy ligje për lustracionin. Në praktikën europiane dhe botërore, ligjet e dekriminalizimit janë tjetër, ligjet e lustracionit janë tjetër. Janë kategori të ndryshme. Me ligjet e lustracionit PD përjashtonte nga funksionet publike agjentët, informatorët e Sigurimit të Shtetit dhe nomeklaturën e lartë komuniste. Ligji është vënë në zbatim në vitin 1996, është kopje e ligjit çeko-sllovak. Ky ligj u amendua nga socialistët në pushtet duke hequr komponentin lustracion.

Për këtë arsye, PD në vitin 2008 miratoi në Parlament ligjin e lustracionit. Në 1995 PD miratoi ligjin për dënimin e krimeve të komunizmit. Mbi bazën e këtij ligji u dënuan 73 zyrtarë nga presidenti i Republikës te një komandant poste që zvarriti trupat e të rinjve të pushkatuar në kufi. Ky ligj u quajt kushtues nga Gjykata Kushtetuese dhe është edhe sot në fuqi. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për ligjin e lustracionit, kjo nuk mund të ketë asnjë hezitim.

Atë që bën PS, ai duket se është një ligj po ta quajmë ligji anti-Meta, e cila bazohet në një shpifje të qartë të hedhur poshtë nga vetë autori për të cilin akuzohet zoti Meta. Nëse PS është e gatshme të rikthejë ligjin e lustracionit, autoriteti i hapjes së dosjeve ekziston, nuk ka nevojë të ngrihet. Ne jemi për lustracionin”, u shpreh Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT