Macron bind Putinin: Inspektorët ndërkombëtarë do të vizitojnë çentralin bërthamor të Zaporizhzhia

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Francës Emmanuel Macron kanë rënë dakord për nevojën e domosdoshme që termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, të vizitohet nga inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Lajmi u bë me dije nga zyrtarët e Kremlinit.

Një diplomat rus ka konfirmuar gjithashtu se inspektorët ndërkombëtarë mund të lejohen të vizitojnë termocentralin Zaporizhzhia muajin e ardhshëm.

Thirrjet për lejimin e ekspertëve neutralë për të inspektuar uzinën janë intensifikuar javët e fundit, pasi Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar secila tjetrën për bombardimin e vendit.

Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, ku ka selinë IAEA, thotë: “Ne jemi duke diskutuar këtë çështje me Sekretariatin e IAEA. Pothuajse çdo ditë flas me drejtorin e përgjithshëm të agjencisë, Rafael Grossi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT