Marrëveshja mes Kosovë-Serbi, reagon presidenti Begaj: Mirënjohës për mbështetjen e BE dhe SHBA, vlerësim për dialogun

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për udhëtimin e lirë të qytetarëve.

Begaj shkruan se kjo marrëveshje është në të mirë të të gjithë qytetarëve.

“Përshëndes marrëveshjen që lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë, në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve.

Vlerësim për dialogun që sjell rezultate dhe mirenjohje për mbështetjen e BE & SHBA”, shkruan Begaj./m.j

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT