Maskarallëk në shtëpinë e Perëndisë, kush i ka çelësat e Kishës së Leusës? (FOTO)

Kisha e Leusës në Përmet, është një ndër më të bukurat dhe të vjetrat në Shqipëri. Por së fundmi, në rrjet ka shpërthyer zemërimi për veshjen e disa vajzave nga Tirana, të cilat kanë shkuar të vizitojnë këtë kishë.
“Bashkësia Përmet”, një faqe me shumë popullaritet në Facebook, kritikon vajzat nga Tirana që kanë shkuar në kishë me veshje “të ekzagjeruar”, duke e konsideruar veprimin si “maskarallëk në shtëpinë e perëndisë”.
“Objektet fetare si shtëpia e perëndisë që janë, kanë rregullat e tyre strikte. Shikoni si futen në kishën e Leusës një grup mendjelehtash madje bëjnë edhe filmime. Jo çdokush që vjen nga Tirana ka të drejtë të përdhosë shenjtërimin e institucioneve të kultit në Përmet.
I keni vënë re turistët e huaj sa me mirësjellje e sa respekt tregojnë kur vizitojnë këto objekte? Ndaj kush i mban çelësat e kishës së Leusës le tu tregojë si fillim vizitorëve kodin e veshjes e pastaj tu hapi derën”, thuhet në reagimin e shpërndarë nga faqja Bashkësia Përmet.