Meta si Berisha, politikë me tragjedinë në Himarë: Rama duhej t’i shkarkonte ministrat dhe kreun e bashkisë

Ilir Meta ishte sot në një vizitë për ngushëllim në familjen Avdia në Tiranë, e cila humbi vajzën 7-vjeçare në plazhin e Potamit, pasi një skaf që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase e përplasi për vdekje.

Pasi doli nga shtëpia e familjes Avdia, Meta në një prononcim për gazetarët nuk nguroi të akuzonte qeverinë për papërgjegjshmëri, ndërsa theksoi se ajo është një vrasje e paralajmëruar.

Meta tha se të gjithë ministrat përgjegjës duhet të kishin dhënë dorëheqjen ose të ishin shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, së bashku me kreun e Bashkisë së Vlorës.

“Është një tragjedi e jashtëzakonshme, tepër tronditëse, për çdo familje shqiptare, për babain që e përjetoi këtë tmerr aq pranë, për vëllanë e vogël, për gjyshin i cili mezi e kishte pritur mbesën që ajo t’i tregonte se kishte mësuar shqipen dhe t’i bënte shqiponjës, është një rast i pangushëllueshëm, edhe pse jam i i presionuar nga karakteri i kësaj familjeje shqiptareje, nuk ka asnjë justifikim nga askush, jo vetëm nga autori i papërgjegjshëm, por edhe nga shteti, nga qeveria e Bashkia se ka një ligj për sigurinë në plazhe që nuk është respektuar në asnjë element të tij, ishte një vrasje e paralajmëruar se kanë ndodhur edhe plagosje të tjera dhe askush nuk e ka vënë ujin në zjarr, dhe në një moment kur duhet të shfaqet pendesa dhe marrja e vendimeve distancimit, na shpallet që jemi të parët në rajon sa i përket sigurisë në plazhe nuk ka tallje dhe fyerje më të madhe për të gjithë popullin shqiptar që e ka përjetuar këtë tragjedi, si një tragjedi të vetme. Ka ligje, por këtu nuk zbatohet se këtu ligjin e bëjnë të fortët, dhe tregohen pamjet e një shteti brutal me disa qytetarë të pambrojtur.

Çdo qytetar duhet t’i bashkohet protestës jo vetëm për solidaritetin, por për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen, sepse nuk është e para, të gjithë ministrat përgjegjës për zbatimin e ministrisë duhet të ishin dorëhequr, ose të ishin shkarkuar bashkë me kryetarin e Bashkisë ku ka ndodhur ngjarja”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT