Myslimanët në Kosovë kërkojnë lejimin e shamisë në shkolla

Bashkësia Islame e Kosovës, institucione të saj dhe besimtarë myslimanë kanë kërkuar shfuqizimin e urdhrit administrativ që i mohon të drejtën e shkollimit nxënësve që mbajnë shami.

Bashkësia thotë se kjo është diskriminuese, ndaj i kërkon Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrit Albin Kurti të anulojnë sa më parë vendimin.

Kërkesa, argumenton Bashkësia Islame e Kosovës është e kahershme, ndaj dhe nuk duhet politizuar dhe polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale.

Ndalimi i mbajtjes së shamisë në shkolla kishte nxitur reagime të ashpra në Kosovë në vitin 2010.

Më herët janë organizuar edhe protesta para institucioneve, duke kërkuar shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në shkollat e Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT