“Ngriti në këmbë” Bilishtin bashkë me motrën, gjykata jep vendimin për “gangsteren” Dezi Arapi

Gjykata e Korçës ka lënë të lirë ditën e sotme Dezi Arapin, 27-vjeçaren që së bashku me motrën ishte kthyer në një problem për qytetarët e Bilishtit.
Mësohet se gjykata ka vendosur masën “Detyrim paraqitje” për 27-vjeçaren, e cila vijon të jetë nën hetim për veprën penale “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Dezi dhe Xhesi Arapi, përkatësisht 27 dhe 23 vjeçe, u arrestuan më 23 gusht në Bilisht. Në mënyrë të vazhdueshme ato prishin qetësinë publike. Në orët e vona, dy motrat, nën efektin e alkoolit, lëviznin me makinë nëpër qytet dhe shanin e fyenin qytetarët. Madje gjatë arrestimit ato kundërshtuan edhe efektivët e policisë, duke i sharë dhe goditur.
Nga ana tjetër, motra e saj 23 vjeçe u procedua në gjendje të lirë.