Nuk gjenin hotelin që kishin prenotuar, 4 turistë holandezë “humbasin” në Berat

Dy turistë kishin prenotuar online për tu akomoduar në një hostel në Berat por prej disa orësh endeshin “kuturu” në rrugët e qytet.

Pasi kishin shëtitur disa orë në lagjet muzeale të qytetit dhe duke mos gjetur dot drejtimin e duhur drejt vendqëndrimit të tyre, 4 turistë hollandez kanë kërkuar ndihmën e policit të parë që kanë parë në rrugë,të veshur me uniformë policie.

Në ndihmë të tyre me pas kanë ardhur edhe efektivë të tjerë të policisë,që duke parë prenotimet e bëra nga turistët i kanë drejtuar në pikën e qëndrimit të tyre.

Të lumtur tashmë që më në fund nuk do endeshin më kot rrugëve, turistët janë akomoduar në hostel-in ku kishin prenotuar dhe paguar nëpërmjet kartave bankare online.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT