Nuk vonon Meta, falenderon Kryemadhin për ‘ndihmën’ që po i jep SPAK-ut: Unë nuk di asgjë përveçse…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e konsideron lajm qesharak kërkesën e SPAK drejtuar KQZ për formularin e vetëdeklarimit.

Në një intervistë për Syri, Meta u shpreh se Ramën e ka kapur paniku përballë një opozite të vërtetë dhe po përpiqet të largojë shtatorin me lajme të tilla.

Meta u shpreh se edhe para dy javësh janë njohur me një kërkesë qe i njëjti institucion, pra SPAK i ka dërguar Gjendjes Civile.

Ilir Meta: Unë nuk di asgjë, përveçse dua të falënderoj Kryemadhin e cila në ndihmë të SPAK-ut, për ta ndihmuar që të bëjë punën e tij i ka bërë publike edhe certifikatën time.

Ajo që unë di është që Fuga me porosi të Ramës përpiqet që ta largoje sa më shumë shtatorin duke prodhuar lajme qesharake në bashkëpunim me larvën e bashkisë dhe me Tao Taon duke u shprehur herë në emër të autoritetit të manipulimit të dosjeve, herë ne emër të kryetares së parlamentit që ishte tromaksur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT