Pamje të rënda, përcillet për në banesën e fundit 7-vjeçarja që u copëtua nga skafi në Himarë

Është përcjellë për në banesën e fundit 7-vjeçarja, e cila një ditë më parë u copëtuar nga skafi teksa ishte duke pushuar me familjarët në Himarë.
Në një video të siguruar nga Gazeta Shqip shihet se si kortezhi me familjarët e pikëlluar nga ngjarja e rëndë janë duke përcjellë të miturën për në banesën e fundit.
Kujtojmë se familja Avdiaj ishte kthyer nga Anglia për të bërë pushimet e verës në atdhe teksa kanë pësuar një humbje të madhe të parikuperueshme.
Vajza e mitur u vra nga një efektiv policie teksa ishte duke bërë manorvra të rrezikshme në bregun e detit.
Familjarët shprehin dhimbjen për humbjen e Jonadës, ndërsa ngrenë shqetësimin se për sa kohë, siguria mungon, raste të tilla mund të përsëriten.
“Nuk gjejmë fjalë. Na humbi fëmija. Inshalla nuk e kanë fatin e tij të tjerët. Çfarë të themi? Nuk ka shtet”.
“Nuk ka dhimbje më të madhe, me nënën dhe babanë erdhi nga Anglia dhe të vijë ai i tërbuari…”
“Të përballesh me një qytetar është ndryshe, por me një njeri që punon në polici… kjo është e tmerrshme. Isha mbrëmë aty, nuk kishte më tmerr. Lutem për atë nënë… është e tmerrshme”.
Vrasja e Jonadës nga një polic që shkeli rregullat duket lundruar shumë pranë bregut ka tronditur opinionin publik.
Me moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për t’u bashkuar këtë të enjte në orën 19:00 jashtë Ministrisë së Brendshme.