PANIK në futbollin shqiptar, lojtari i Tiranës bie pa ndjenja në mes të fushës (VIDEO)

Egnatia dhe Tirana po luajnë javën e dytë të Superligës në Rrogozhinë. Ndeshja ka kaluar në plan të dytë, teksa në minutën e 31 Klevi Qefalia i Tiranës është dëmtuar pas një dyluftimi me Ojediran.

Përplasja në tokë ka qenë e fortë, me 18 vjeçarin që pësoi çarje në ballë dhe dëmtime në nofull. Paniku pushtoi lojtarët dhe tifozët për 10 minuta, me Qefalia-n që u dërgua me urgjencë në spitalin e Rrogozhinës, për t’u dërguar më tej në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Momenti i rrëzimit ka qenë i frikshëm, me lojtarin që ka qenë pa ndjenja, aqsa lojtarët janë parë me lot në sy. Për fat të mirë 18 vjeçari bardheblu është përmendur, duke bërë që lajmi të qetësojë lojtarët në fushë për të vijuar ndeshjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT