Pas Berishës, shkon edhe Meta për ngushëllime në familjen Avdia: Gjyshi mezi e kishte pritur mbesën ti vinte, jam impresionuar nga fisnikëria e tyre

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ditën e sotme shkoi pranë familjes Avdia për ngushëllime. Në një prononcim për mediat Meta tha se ngjarja është tepër e rëndë dhe se ministrat përgjegjës duhet të kishin dhënë dorëheqjen ose të ishin shkarkuar nga kryeministri Edi Rama.

Ish-kreu i shtetit tha se ishte i impresionuar nga fisnikëria e familjes Avdia, të cilët pavarësisht tragjedisë që u ndodhi, përcillnin vetëm mesazhe për jetën.

Meta u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ditën e sotme të marrin pjesë në protestë , jo vetëm për të shprehur solidaritetin me këtë familje, por edhe për të parandaluar ngjarje të tilla në vijim.

“Tragjedi e jashtëzakonshme, tronditëse për çdo familje shqiptar,e për çdo prind. Për babain që përjetoi këtë tmerr, për vëllain e vogël, për të gjithë, për gjyshin i cili mezi e kishte pritur mbesën që ti tregonte se e kishte përmirësuar gjuhën shqipe, por ti bënte edhe shqiponjën. Është një rast i pangushëllueshëm , edhe pse jam impresionuar nga forca e kësaj familje jashtëzakonisht fisnike. Është një tragjedi që nuk ka asnjë lloj jutifikim, jo vetëm nga autori i papërgjegjshëm, por edhe nga shteti, qeveria, bashkia, pasi ekziston një legjislacion për sigurinë në plazh, i cili nuk është respektuar në asnjë element.

Është vrasje e paralajmëruar se kanë ndodhur vrasje të tilla edhe më parë. Një papërgjegjshmëri totale, një moment që duhet të shfaqet pendesa, reflektimi dhe marrja e vendimeve të arta distancuese nga të gjithë drejtuesit e papërgjegjshëm, në të njëjtin moment na shpallet që Shqipëria na qenka e para në rajon për sigurinë e plazheve. Nuk ka tallje dhe fyrje më të mdhe.

Këtu nuk zbatohet ligji, këtu ligjin e bëjnë të fortë dhe ajo pamje e llatarshme që ndodhi atje ishte një pamje e vërtetë e shtetit brutal me qytetarët e thjeshtë të papmbrojtur të cilët rrezikohen nga shteti i tyre.

Çdo qytetar duhet ti bashkohet kësaj proteste jo vetëm, për të shprehur solidaritetin me këtë familje fisnike, por edhe për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhme sepse nuk është e parë që ndodh për shkak të papërgjeshmërisë të zyrtarëve të shtetit.

Ministrat përgjegjës duhet të kidhin dhënë dorëheqjen ose duhet të ishin shkarkuar nga kryeministri”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT