Pas Vlorës edhe në Velipojë pronarët e mjeteve lundruese ngrihen në protestë: Jemi penalizuar, kundër vendimit të policisë

Pronarët e mjeteve të ujit në Velipojë ditën e sotme janë ngrotur në protestë. Ata kanë kundërshtuar vendimin e policisë, të cilët ndaluan daljen në det të të gjitha mjeteve motorike pas tragjedisë së ndodhur në Himarë disa ditë më parë, ku 7 vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën.
Pronarët e mjeteve thanë se ata janë penalizuar nga ky vendim, pavarësisht se disponojnë dokumentacion të rregullt, ku iu lejohet dalja në det.
Sipas tyre policia deklaron se ka marrë udhër nga lart, dhe nuk mund ti marrë parasysh kërkesat e tyre.
“Në radhë të parë ngushëllime familjes që i ka ndodhur tragjedia, kam 14 vite që punoj në Velipojë, veç hajrin na ka parë policia dhe jo sherrin, kemi shpëtuar dhjetra jetë njerëzish. Ne kërkojmë një përgjigje, ne jemi penalizuar, dhe përgjigja nga policia nuk vjen.
Nuk ka asnjë vendim me shkresë, ‘jo kam marrë urdhër nga lart, jo se më ka thënë i madhi, jo se më ka thënë i vogli’. Ne paguajmë taksa, paguajmë tatime, edhe pse nuk na kanë dhënë asnjë shkresë ‘na thonë prit, prit, prit’.
Asnjë incident nuk kemi pasur në këto 14 vite. Dikujt ia kemi dhënë edhe pa patentë, por asnjë incident nuk ka pasur. Ka raste që kemi shpëtuar qytetarë, sepse policia vetë nuk ka pasur skafe”, tha një prej pronarëve të mjeteve të ujit.