Përplasi për vdekje me skaf fëmijën, ish-shefi i Komisariatit të Himarës i arrestuar më parë për shpërdorim detyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Potam, Himarë teksa një fëmijë 5 vjeç është përplas për vdekje nga një skaf pranë bregut.
Bëhet me dije për mediat se drejtuesi i skafit që mori jetën e fëmijës 5 vjeç në Himarë mësohet se është Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës.
Autori i tragjedisë ka mbajtur më herët postin e shefit të Komisariatit të Himarës.
Në janar të 2021 Tase u arrestua nga policia për shpërdorim detyre, pas një aksioni anti-kanabis “Hapësira”.
Bashkë me shefin e krimeve Artur Veshaj ata u akuzuan se lejuan kultivimin e kanabisit në zonën e Vlorës.