PS përgatit ‘goditjen’ ndaj Berishës, Balla zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde…(FOTO)

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në shtator situatën e papranueshme që Sali Berisha si një sekretar partie dhe njeri i afërt i Enver Hoxhës, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.

Jo vetëm kaq, por Balla thekson se Berisha tashmë është i shpallur ‘non-grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe.

“Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.”, shkruan Balla.

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT