Sali Berisha flet nga Vlora: Do vijmë në pushtet në mënyrë të padiskutueshme

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur për rikthimin e tij në pushtet.
Nga qyteti i Vlorës, ku po zhvillon një takim me disa simpatizantë të Partisë Demokratike, Berisha tha se do të vijë në mënyrë të padiskutueshme në pushtet.
Ai lëshoi një lumë kritikash ndaj qeverisë aktuale për situatën ku sipas tij ndodhet turizmi shqiptar, dhe premtoi se programin për turizmin do ta hartojë bashkë me sipërmarrësit.
“Ne do vijmë në pushtet në mënyrë të padiskutueshme. Turizmi është një potencial i jashtëzakonshëm, por në Shqipëri është delikat, nuk kemi klimën as të Antalias dhe as të Kretës, e kemi pak më të ftohtë. Atëherë i takon shtetit të bëjë gjithçka për turizmin dhe nuk humbet, përkundrazi shumëfishon të ardhurat nga turizmi”, u shpreh Berisha.