“Serbia po luan me zjarrin”, eurodeputeti nxjerr videon: Nëse Vuçiç nuk e kontrollon veten, do të digjen!

Politikani bullgar Angel Dzhambazki, i cili është deputet në Parlamentin Europian, tha se Serbia po luan me zjarrin, duke shprehur kështu mbështetjen për Kosovën.
Në një reagim në rrjetet sociale, Dzhambazki publikoi një video për të treguar se çfarë do të ndodhte për 5 minuta nëse Vuçiçi do të vendoste për ta pushtuar Kosovën.
“Serbia po luan me zjarrin. Nëse Vuçiç nuk e kontrollon veten, do të digjen. Ne qëndrojmë me Kosovën!”, shkroi Dzhambazki.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kërcënoi para se situata të tensionohej të dielën në veri të Kosovës. Një atmosferë lufte u krijua pak para se të hynin në fuqi dy vendime që Qeveria e Kosovës i mori në fund të qershorit për reciprocitet me Serbinë.
#Serbia🇷🇸 is playing with fire. If Vucic does not get a grip they will get burned.
We stand with #Kosovo🇽🇰! pic.twitter.com/Iy9JJTOxC5— Джамбазки (@djambazki) August 1, 2022