Shkarkimi i Gledis Nanos, kush do të jetë drejtori i ri i Policisë së Shtetit? Del emri

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi ditën e sotme shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit te Pergjithshem të Policisë se Shtetit.

Ministri i Brendshëm tha se detyrat e Gledis Nanos do ushtrohen përkohësisht nga nëndrejtori i Policisë se Shtetit, Tonin Vocaj.

Raportohet se ky post i është propozuar Muhamet Rrumbullakut, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja.

Burime konfirmuan se Muhamet Rrumbullaku e ka pranuar ofertën për te qene Drejtori i ri i Policisë së Shtetit.

Burime bëjnë me dijes e zyrtarizimi i Muhamet Rrumbullakut do te jetë të mërkurën e ardhshme.

Emri i Rrumbullakut është përmendur që kur doli lajmi për shkarkimin e Gledis Nanos, por deri me tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar që ai do të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT