“Shpejt shqipe…para se të zgjidhet kryeministri”/ Si po kalojnë shqiptarët me gomone në Britani, mediat: Pazari ulet në 2 mijë £

Trafikantët po mashtrojnë emigrantët nga Shqipëria që të largohen drejt Britanisë përpara se të ketë një kryeministër të ri. Ata u thonë shqiptarëve se një udhëheqës i ri do të ndalojë të gjitha kalimet e Kanalit me një armadë patrullash – dhe se dështimi për t’i ndaluar ata ishte rënia e Boris Johnson.
Kontrabandistët kanë ulur gjithashtu çmimin për kalimin prej 20 miljesh gjatë motit të mirë deri në 2,000 £ për person, krahasuar me 10,000 £ në muajt e kaluar.
Ndërkohë çmimet për kalimin e fshehur në një kamion janë rreth 22,000 £ dhe vijnë me një rrezik shumë më të madh për t’u kapur. Zbulimet vijnë pasi një raport i inteligjencës zbuloi se katër në dhjetë persona që mbërrijnë me varka të vogla janë nga Shqipëria, pavarësisht se nuk ka pasur luftë atje për 25 vjet.