Shpërthen Dash Sula: Kjo qeveri e ka qelbur këtë vend, vjen erë nga të gjithë krahët! Unë nuk them që jam kristal apo që nuk kam gëzuar privilegje, por…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se kjo qeveri duhet të largohet një orë e më parë, pasi e ka humbur realitetin. Në një intervistë në “News 24”, Sula thotë se kjo qeveri e ka qelbur këtë vend dhe era vjen nga të gjithë krahët.

“Mua personalisht nuk më bëjnë habi skandalet e kësaj qeverie dhe qeverive të mëparshme. Unë nuk e vë fytyrën time dhe të them para votuesve që jam kristal apo që nuk kam gëzuar privilegje, por pangopshmëria për pushtet dhe pasuri e këtyre njerëzve është marri. Atyre u janë errur sytë, mendojnë se do marrin gjithçka me vete.

PS dhe kjo qeveri e ka qelbur këtë vend dhe era vjen nga të gjithë krahët. Këta sa herë të hapin gojën, vjen era qelb. Por e them në tërësi, kjo klasë politike ka gjynahet e veta. Ne në 2013 na përzuri populli për shkak të korrupsionit”, tha Sula.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT