Shtetet ku mund të mbijetohet nëse nis një luftë bërthamore

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës janë rritur javët e fundit dhe bota po përjeton edhe një herë një frikë që nuk e kishte ndjerë për një kohë të gjatë: atë të një lufte bërthamore.

Një buton i vetëm i shtypur nga një prej superfuqive mund të ndryshojë planetin përgjithmonë, gjë që do të sillte pasoja shkatërruese jo vetëm në çast, por efektet e tyre do të ndiheshin edhe shumë vite më vonë.

Një studim i fundit i kryer nga revista “Nature Food” shpjegoi se lëshimi i bombave atomike nga Moska dhe Uashingtoni do të shkaktonte një zi buke të paprecedent, për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me ushqime, dhe dy të tretat e njerëzimit mund të vdesin nga uria.

“Të dhënat na tregojnë një gjë: ne duhet të parandalojmë që të ndodhë një luftë bërthamore. Nëse ekzistojnë armë bërthamore, ato mund të përdoren dhe bota i është afruar disa herë luftës bërthamore. Ndalimi i armëve bërthamore është zgjidhja e vetme afatgjatë”, tha në një deklaratë shkencëtari i klimës Alan Robock, bashkautor i studimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT